Ekipi i Vllaznisë së femrave është eliminuar sot nga Champions League, nga skuadra e Fortuna Hjorring. Pasi u mposhtën 0-1 në Shkodër, femrat e Vllaznisë janë mposhtur edhe në Danimarkë, me rezultatin 2-0.
Një dopietë nga Moller ka mjaftuar që Fortuna Hjorring ta fitojë edhe takimin e dytë, duke u kualifikuar në raundin tjetër. Ky rrugëtim i Vllaznisë ishte shumë dinjitoz, duke arritur deri në fazën e 1/16-ave në Champions.
Vllaznia mbetet skuadra më e mirë e femrave në Shqipëri dhe vit pas viti përfaqëson denjësisht ngjyrat e flamurit tonë në kompeticionet europiane./abcneës.al
UEFA Champions League, 1/16
Fortuna Hjorring – Vllaznia 2-0 (1-0)
Moller 6’ 87’