Merr “formë” Euro 2024, “legjionarët” në grupin e “ferrit”, Gjermania çel Evropianin me Skocinë

schedule19:01 - 2 Dhjetor, 2023

schedule 19:01 - 2 Dhjetor, 2023

Ka përfunduar, në Hamburg, të Gjermanisë shorti i fazës së grupeve të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, ku për fatin tonë të keq, Kombëtarja është pozicionuar në grupin B, ku së bashku me “legjionarët” ndodhen “iberikët” e Spanjës, vendi i 3-të i Botërorit të Katarit, Kroacia, si dhe Italia, kampione e Evropës në fuqi.

Grupi “ferri” mund të thuhet se kanë gjetur edhe “pancerat” gjermanë, vend organizator i turnet, ku në grupin A kanë “peshkuar” Zvicrën, Hungarinë e Skocinë, ndërsa “gjelat” e Francës janë shortuar në grupin D, me fituesin e “play-off A”, një prej Polonisë, Uellsit, Finlandës e Estonisë, “tulipanët” e Holandës, si dhe me Austrinë.

Përballje të forta presin gjithashtu edhe “Tre Luanët” e Anglisë, të cilët janë të pozicionuar në grupin C, së bashku me Slloveninë, Danimarkën e Serbinë, ndërsa fati mund të thuhet se i ka “buzëqeshur” Belgjikës e Portugalisë, me “Djajtë” që ndodhen në grupin E, së bashku me Sllovakinë, Rumaninë dhe fituesin e “play-off B”, Izraelin, Bosnjen, Ukrainën ose Islandën, ndërsa “luzitanët” e Portugalisë ndodhen në grupin F, së bashku me Turqinë, Çekinë, si dhe fiteusin e “play-off C”, një prej Gjeorgjië, Greqisë, Kazakistanit ose Luksenburgut.

Ndërkaq, ndeshja hapëse, e cila do të zhvillohet më 14 qershor, në “Allianz Arena” të Mynihut do të jetë ajo mes Gjermanisë e Skocisë, ndërsa “legjionarët” tanë do të zbresin në fushë më 15, 19 e 24 qershor, ku do të përballen respektivisht me “Të Kaltërit” e Italisë, në “Signal Iduna Park” të Dortmundit, Kroacinë në “Volksparkstadion” të Hamburgut, si dhe “La Furia Roja”-n spanjolle, në “Dusseldorf Arena”. /i.m /abcnews.al 

Grupet e plota:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!