Merr flakë në lëvizje makina në Lushnje

schedule14:37 - 25 Nëntor, 2021

schedule 14:37 - 25 Nëntor, 2021

Një makinë në Lushnje ka marrë flakë në ecje.

Sot rreth orës 13:40, në vendin e quajtur “Rotondo plasmasit”, ka marrë flakë në ecje e sipër automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Sh. S. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Nuk ka dëme në njerëz.Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pak minuta më vonë një tjetër aksident ka ndodhur në Durrës. E lënduar ka mbetur një pasagjere e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 25.11.2021, rreth orës 13:50, në lagjen nr.15 Durrës, janë përplasur 2 automjete, me drejtues shtetasit T. G. dhe R. D. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja, shtetasja M. P., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rezikut për jetën”, shton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.