Një makinë është përfshirë në flakët mëngjesin e sotëm në lagjen “Partizani” në Vlorë. Makina ndodhej e parkuara para një banese. Nuk dihen ende shkaqet e këtij zjarri. Policia po heton për rrethanat e ngjarjes.
“Më datë 12.11.2021, rreth orës 08:10, në lagjen “Partizani”, Vlorë, në oborrin e banesës së shtetasit I. H., 30 vjeç, është djegur një automjet tip “Reno”, në pronësi të shtetases E. S.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia. /Abcnews.al