Një bombol ka marrë flakë në një apartament në Vlorë. Gazetari Elton Nika raporton ngjarja ka ndodhur në një prej pallateve në zonën e Ujit të Ftoftë, mesditën e sotme.
Pronari i banesës ka tentuar ta fikë, por flakët i kanë shkaktuar djegie në dorë. Fatmirësisht kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse dhe bombola nuk shpërtheu.
Personi i cili pësoi djegie kryesisht në pjesën e krahut u dërgua në spitalin e Vlorë dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut. Policia, ambulanca dhe zjarrfikësja mbërritën në vendin e ngjarjes. g.v/abcnews.al