Mero Baze: Mesazhet e Escobar rrëzuan “mitin” që Berisha tenton të përçojë tek militantët

schedule20:33 - 14 Prill, 2023

schedule 20:33 - 14 Prill, 2023

TIRANË- Gazetari dhe analisti, Mero Baze tha se Escobar gjatë qëndrimit në Shqipëri përcolli mesazhin se SHBA nuk ndryshon qëndrim ndaj personave të sanksionuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH).

Gjatë një interviste për ABC News, Baze u shpreh se Berisha ka krijuar një mit të gënjeshtërt te mëbshtetësit e tij se duke fituar pushtet politik, do arrijnë të ndryshojnë qëndrimin e SHBA sa i takon shpalljes së tij non grata. Ai thotë se Escobar e përcolli këtë nmeszh se SHBA nuk do ketë asnjë tërheqje nga vendimet e saj.

“Gjëja më e rëndësishme që tha Escobar lidhur më përpjekjet për të krijuar një frymë anti-amerikane në Shqipëri përmes aktivitetit politik është pikërisht ajo bileta që Berisha përpiqet t’ua motivojë militantëve të vetë, të cilëve përpiqte t’ua mbush mendjen, që duke pasur një rezultat elektoral do kemi mundësi të gjunjëzojmë  SHBA lidhur me faktin që ka sanksionuar Berishën si “Non Grata” për shkak të minimit të demokracisë. Berisha e ka kthyer këtë në mit brenda demokratëve që duke pasur një rezultat zgjedhor do mund të gjunjëzojmë Amerikën. Mesazhi i Escobar ishte: Nuk ka asnjë rast të vetëm që SHBA të ndryshojnë qëndrim ndaj personave të sanksionuar si non grata për shkak të rezultateve elektorale.”, tha Baze.

Ai komentoi gjithashtu takimin e Ilir Metës dhe Gabriel Escobar, ndërsa shton se ky takim ka mesazhet e tij, qoftë dhe indirekt për Sali Berishën.

“Në këtë rast, Ilir Meta është udhëheqës i koalicionit, me gjithë problemet që ka pasur me SHBA, ai nuk është ende në sanksionet e tyre. Natyrisht, që ata e takojnë atë si pjesë e spektrit politik shqiptar. Qeveria amerikane nuk është e lumtur të shikojë që peronat e sanksionuar non grata të kenë ndikim politik  në Shqipëri.”, shtoi Baze./n.m.abcnews.al