Mero Baze: Foltoristët ikin bashkë me Berishën! Zheji: Forca e tij është ngritur mbi dobësinë e shtetit!

schedule21:06 - 21 Dhjetor, 2023

schedule 21:06 - 21 Dhjetor, 2023

Në emisionin “Real Story” në ABC gazetari Mero Baze u shpreh se për ish-kryeministrin Sali Berisha më e rëndë është pesha e dënimit se sa burgosja.

Nga ana e tij, analisti Artur Zheji theksoi se Berisha ka pasur gjithmonë një forcë të madhe destabilizuese.

Pjesë nga biseda në studio:

Mero Baze: Dënimi është më shumë se sa ta fusësh në burg, Gjithë deliri i tij ka qenë që të hynte në histori. Minues, hajdut dhe shantazhues i demokracisë. Është e turpshme që Berisha të dënohet që i ka dhënë dhëndrit pallate dhe jo për 21 janarin. Është një njeri që ka vrarë. I ka bërë të gjitha ato që mund të bëjë një njeri që të arrestohet. Por sot Berishën nuk kanë guxuar ta pyesin për 21 janarin. Çelësi i Sali Berishës janë socialistët, tolerimi për të mos e ndëshkuar, për të mos e përballur me drejtësinë i dha atij mitin e rremë sikur kishte njerëzit. Por këtu kishte të bënte edhe kompleksi i Fatos Nanos që doli triumfator nga burgu. Mund të dalësh i pafajshëm , por shko njëherë në gjykatë. Është e tmerrshme që nuk e kanë pyetur.

Artur Zheji: Nano e ka thënë që gjithmonë që Berisha ka pasur forcë të madhe destabilizuese. Mendoj që Berisha i trembte me destabilizim gjë që sot e ka me revolucion. E ka bërë njëherë që e merr shtetin për dy ditë. Forca e Berishës është ngritur mbi dobësinë  shtetit, shpresojmë që me ndihmën e amerikane dhe forcimin e SPAK të ndryshojë kjo. Po mos t’i trajnonin për herë të 10 në Amerikë, këta grupin e zjarrit të SPAK, nuk do kishim këtë që kemi sot.

Mero Baze: Kjo është një klasë politike që mund të pastrohet nga drejtësia më shpejt se zhvillimet politike. Unë mendoj që në atë që quhet opozitë, ka një keqkuptim të madh, ata duhet të kuptojnë që ata ikin bashkë me Berishën. Është një keqkuptim i madh, lideri i ri i opozitës duhet të jetë një njeri i bërë vetë. Grupi që rri rrotull Berishës, Gaz Bardhit ata që rrinë si hijena vërdallë, do të ikin bashkë me të. Ndërsa Lulzim Basha është i ndarë. Grupi i Lulzim Bashës, e ka bërë një akt e ka përjashtuar Berishës, aftësia e tyre që nuk guxojnë të bëjnë debate publike me Berishën është çështje e fuqisë personale që ata kanë. Por ata kanë kryer një rol historik, janë ndarë nga Berisha. Ata përfaqësojnë antiberishizmin në opozitë.

Artur Zheji: Ata tani ndjekin tani të njëjtën linjë si Rama, nuk merren më me Berishën. Kriza që ka PD zyrtare është që si të mos e ushqejë këtë fabul dhe ta çmontojë këtë fabul.

Mero Baze: Mendoj që e vetmja mënyrë që të zvogëlosh berishizmin është të mos bësh kompromis me të. Unë vazhdoj të këmbëngul që do të zvogëlohet, por do të duhet një periudhë më e gjatë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!