Merkel vaksinohet të premten me AstraZeneca

schedule15:18 - 15 Prill, 2021

schedule 15:18 - 15 Prill, 2021

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka njoftuar se do të vaksinohet me dozat e prodhuara nga AstraZeneca për koronavirusin. Kancelarja do të vaksinohet të premten, ndërsa në Gjermani, AstraZeneca rekomandohet për persona që janë mbi 60 vjeç.

Ndërkohë, kreu i agjencisë së kontrollit të sëmundjeve në Gjermani ka bërë thirrje për masa “drastike” për të frenuar valën e tretë të virusit që është duke goditur rëndë pavijonet e kujdesit intensiv në disa zona.

Lothar Wieler, drejtor i Institutit Robert Koch (RKI) tha se gjermanët duhet të  “zvogëlojnë në mënyrë drastike kontaktin” me njëri-tjetrin me qëllim që të shuhet vala e tretë që ka përfshirë vendin.

Mutacioni më infektiv B117 i zbuluar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, “siç dhe u parashikua”, tha Wieler, tani po përbën 90 për qind të të infektuarve dhe pritej që numri i pacientëve që duhen trajtuar në Kujdesin Intensiv (ICU) të ishte më i lartë në valën e dytë, që arriti pikun në janar.

Kujtojmë se nga mesi i shkurtit, kancelarja gjermane tha publikisht se nuk do të vaksinohej me vaksinën e prodhuar nga AstraZeneca. Argumenti i Merkel në atë kohë ishte se vaksina nuk rekomandohej për personat mbi 65-vjeç.  sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!