Angela Merkel refuzon të marrë vaksinën AstraZeneca: Unë jam 66 vjeç

schedule20:46 - 26 Shkurt, 2021

schedule 20:46 - 26 Shkurt, 2021

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka refuzuar të marrën dozën e parë të vaksinë AstraZeneca, kjo për shkak se ajo nuk rekomandohet për grupmoshën e saj.

Autoritetet gjermane nuk e kanë aprovuar vaksinën AstraZeneca për personat mbi 65 vjeç, ndërkohë që vetë kancelarja është 66 vjeç.

“AstraZeneca është një vaksinë e besueshme, efektive dhe e sigurt, e aprovuar nga Agjencia Evropiane e Barnave dhe e rekomanduar në Gjermani deri në moshën 65 vjeç”, tha Merkel.

Pavarësisht thirrjes për zonjën Merkel për të marrë dozën e parë, ajo qëndroi e vendosur për të mos marrë vaksinën, duke i thënë gazetës Frankfurter Allgemeine Zeitung: “Unë nuk bëj pjesë në grupmoshën e rekomanduar për AstraZeneca.”/mv.abcnews.al