Sipas një deklaratë të Angela Merkel, Gjermania nuk do të ndjekë shembullin e Francës, e cila bëri të detyrueshëm vaksinimin kundër Covid.
“Ne nuk do të ndjekim të njëjtën qasje si Franca,” tha Merkel.
Pas një fillimi të ngadaltë të fushatës të vaksinimit në fillim të këtij viti, Gjermania përshpejtoi fushatën gjatë verës dhe deri të martën vendi kishte vaksinuar plotësisht 42.6% të të rriturve, ndërsa 58.5% kanë marrë të paktën një dozë.
Wolfram Henn, një specialist i gjenetikës në Universitetin e Saarland dhe një anëtar i Këshillit gjerman të Etikës, i cili këshillon qeverinë për strategjinë e vaksinimit, bëri thirrje që vaksinimi të bëhet i detyrueshëm për mësuesit.
Por Merkel tha se besimi i popullit nuk fitohet duke ndjekur një rrugë të tillë.
Gjermania ka regjistruar 3,744,267 raste dhe 91,774 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al