Të gjithë britanikët e vaksinuar kundër Covid do të lejohen të udhëtojnë në Gjermani, sipas një njoftimi të kancelares gjermane Angela Merkel.
Përveç kësaj, qeveria ka vendosur të heqë nga lista e vendeve të rrezikshme – për shkak të rritjes së rasteve të mutacionit Delta (mutacioni Indian) – vendet e mëposhtme: Indinë, Portugalinë, Rusinë dhe Nepalin.
Pas vizitës zyrtare në Londër të premten e kaluar, kancelarja gjermane Angela Merkel ka ndryshuar vendimin duke lejuar britanikët të vizitojnë vendin pa pasur nevojë të karantinohen. Fillimisht, plani i Merkel nuk u mbështet nga disa vende të Europës Jugore, të tilla si Greqia, Portugalia dhe Spanja, të cilat varen nga turizmi britanik. s.ba/abcnews.al