Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se kriza e emigracionit mund të zgjidhet vetëm përmes një partneriteti mes Bashkimit Europian dhe Afrikës. “Jam e bindur se Europa mund të jetë e begatë vetëm nëse e zgjidhim krizën migratore dhe ngremë një partneritet me Afrikën”, ka deklaruar Merkel gjatë një vizite në kryeqytetin e Ganës, Akra.
Kancelarja ka theksuar se lufta ndaj krizës nuk mund fitohet duke u izoluar, por përmes një avantazhi reciprok të Europës dhe Afrikës. “Shkaqet e eksodit duhet të luftohen njësoj si skafistët”, ka vijuar Merkel. Ajo ka shtuar se, detyra e Europës është të mbrojë kufijtë e jashtëm, por duke hedhur një sy tek fqinjët afrikanë. Deklarata e Merkel vjen në një kohë kur vendet anëtare të BE-së nuk po gjejnë ende gjuhën e përbashkët për t’i dhënë një përgjigje të unifikuar krizës së emigracionit përmes Mesdheut./abcnews.al