Merkel: Para verës qytetarët evropianë do pajisen me certifikata vaksinimi

schedule22:03 - 25 Shkurt, 2021

schedule 22:03 - 25 Shkurt, 2021

Qytetarët evropianë do të pajisen me certifikata vaksinimi në mënyrë që të udhëtojnë lirshëm. Lajmi u bë me dije nga kancelarja gjermane Angela Merkel.

Gatë video-konferencës me liderët e vendeve anëtare të BE, Merkel tha se këto certifikata do të vihen në dispozicion para verës.

“Të gjithë ranë dakord se ne kemi nevojë për një çertifikatë dixhitale vaksinimi, “tha Merkel dhe shtoi se Komisionit, do t’i duhen rreth tre muaj për të vendosur bazën teknike për këto dokumente.

Kancelarja gjermane shprehu dyshime rreth implikimeve të mundshme ligjore. Sidoqoftë, ajo u shpreh pozitive për propozimin e certifikatës së vaksinimit.

Ishte kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis që propozoi këtë metodë, ndërkohë që Greqia e ka nisur më herët.

Diskutimi i liderëve evropianë u fokusua kryesisht rreth ekonomive të vendeve që mbështeten në turizëm dhe që pësuan pasojat më të mëdha ekonomike verën e kaluar. Trendi që mbizotëroi që nga fillimi i diskutimit ishte gjetja e një formule për të “hapur” lëvizjet, por në mënyrë të sigurt për udhëtarët dhe vendasit. /abcnews.al