Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka marrë një letër nga kancelarja gjermane Anxhela Merkel. Në këtë letër, dorëzuar nga ambasadori gjerman në Prishtinë Kristian Heldt, konfirmohej mbështetja e Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në Interpol. Merkel i ka ofruar Kosovës përkrahje në anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare, duke filluar nga Interpoli, kur Kosova synon të pranohen më 20 nëntor të këtij viti kur edhe mbahet Asambleja e Përgjithshme e Interpolit. Kancelarja Merkel thekson se anëtarësimi do të fuqizojë fuqizojë integrimin e Republikës së Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare dhe është në shërbim të përmirësimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe hetimit të krimit ndërkombëtar./abcnews.al
Merkel letër Haradinajt: Ju mbështesim për anëtarësimin në Interpol
schedule13:36 - 9 Nëntor, 2018
schedule 13:36 - 9 Nëntor, 2018