Antonio Percassi dëshiron t’i mbajë gjithë yjet tek Atalanta edhe sezonin tjetër, por përballë ofertave të parefuzueshme do të dorëzohet. “Mund të bëjmë vetëm një shitje, gjithmonë nëse vjen oferta e duhur“, u shpreh presidenti i klubit bergamask ditën e djeshme.
Ai mund të jetë Duvan Zapata. Goleadori i ekipit të Gasperinit, pëlqehet dhe kërkohet nga Juventusi. Shumë emra përfliten për zëvendësuesin e Gonzalo Higuain dhe kolumbiani është një prej tyre. Drejtuesit e “Zonjës” e shohin si partnerin ideal të CR7.
19 gola ka realizuar këtë sezon 29-vjeçari, shifra që mund t’i përmirësojë duke filluar nga dueli i mbrëmjes së sotme kundër PSG-së. Atalanta kërkon minimalisht 60 milion euro për ta lënë të lirë dhe Sportmediaset raporton se kampionët e Italisë do të nisin negociatat pasi të përfundojë Championsi i këtij sezoni. /abcnews.al