Merkato te Sevilla, Interi piketon sulmuesin e kombëtares

schedule14:19 - 25 Shkurt, 2021

schedule 14:19 - 25 Shkurt, 2021

Interi vijon të monitorojë futbollistë të ndryshëm në lidhje me merkaton e verës. Një sulmues është një nga kërkesat e Antonio Contes dhe drejtuesit kanë hedhur sytë nga La Liga.

Diario de Sevilla raporton se i preferuari i klubit italian është Youssef En-Nesyri. 23-vjeçari është pjesë e Sevillas dhe kombëtares së Marokut (35 ndeshje dhe 11 gola).

Lojtari ofensiv po zhvillon një sezon fantastik me skuadrën andaluziane dhe numëron 17 gola deri tani në 23 ndeshje (13 në kampionat dhe 4 në Champions League).

Për En-Nesyri ka interesim edhe nga Premier League. Në garë për shërbimet e tij janë kampionët e Liverpool dhe West Ham. /abcnews.al