Partizani e Vllaznia po mendojnë të përforcohen para ndeshjeve të Conference League. “Demat” duan një mbrojtës të majtë dhe në skenë ka dalë një emër i njohur.
Bëhet fjalë për Besir Demirin, i cili vjet te Dinamo ka luajtur më shumë si mesfushor qendre. Ai luan edhe në të majtë të prapavijës.
Panorama-Sport raporton se kanë nisur kontaktet e para. I njëjti burim shkruan edhe për dy objektiva të Vllazninë në merkato.
Kuqeblutë mund të rikthejnë Eni Imamin dhe Dajan Shehin. I pari ishte pjesë e Dinamos vjet, kurse tjetri e nisi me Partizanin dhe pas 6 muajsh kaloi te Skënderbeu. / abcnews.al