Tirana pritet të zhvillojë fazën përgatitore në Turqi, ndërkohë që presidentit Refik Halili i duhet të marrë disa vendime të rëndësishme. Fillimisht të zyrtarizojë trajnerin. Momentalisht më i kuotuari është Emanuel Egbo, por klubi po heziton të dalë me një deklaratë.
Në kampin bardheblu duhet të ndajnë mendjen edhe sa i takon lojtarëve që do të largohen. Tirana ka një organikë të fryrë dhe janë disa lojtarët që kërkojnë të luajnë dhe të jenë të rëndësishëm.

Largimet janë të pashmangshme dhe me shumë mundësi Eni Imami është njëri prej tyre. I aktivizuar si mbrojtës qendre, lojtari që luan në gjithë linjën e majtë, duket se është në merkato.
Imami menaxhohet nga EFA Agency dhe një postim në rrjetet sociale i menaxherit Andi Matraxhiu tregon qartazi se mbrojtësi është në kërkim të një aventure të re dhe pret ofertat. Deri më tani është lakuar Skënderbeu si opsion dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë. /abcnews.al


