Egnatia vazhdon merkaton dhe nga Brazili u ka mbërritur një prej përforcimeve të verës. Pedro Augusto, sulmues 22-vjeçar, ka nënshkruar për dy vite me klubin e rikthyer në Superiore pas 16 vitesh.
Ai është vënë nën urdhrat e trajnerit Gugash Magani, ndërkohë që klubi nga Rrogozhina ka dalë me njoftim për afrimin e tij.
Pedro Augusto ka qenë pjesë e Parana dhe America RJ vitin e fundit, ndërsa më pas ka luajtur edhe për America Mineiro, madje një ndeshje edhe në Serie B në Brazil.
Në muajin shkurt të këtij viti ai ka shënuar tre gola me America RJ, ndërkohë që vjen në Superiore për të treguar vlerat e tij. /abcnews.al

