Sa duket turqit e kanë metodë pune. Në shkurtin e vitit 2019, klubi turk i Elazigspor transferoi 22 lojtarë në ditën e fundit të merkatos. Bëhej fjalë për një klub të ligës së dytë, që për dy orë i kreu të gjitha këto lëvizje.
Dhjetë prej lojtarëve u morën në huazim, kurse pjesa tjetër u transferuan. Në fakt tek Elazigspor ishin të detyruar të vepronin kështu, pasi merkato u ishte bllokuar dhe në fund i bënë të gjitha lëvizjet në kohë rekord.
Historia përsëritet, por këtë herë në Superligë. Klubi i Ankaragucu, ditën e sotme ka prezantuar 15 lojtarë, të cilët kanë nënshkruar dhe do mundohen ta shpëtojnë klubin turk nga rënia në ligën e dytë, pasi renditen aktualisht në vendin e parafundit.
Lista e lojtarëve të transferuar vijon si më poshtë: Gerson Rodrigues, Gelmin Rivas, Saba Lobjanidze, Konrad Michalak, Daniel Lukasik, Ricardo Friedrich, Milos Stanojevic, Orkan Çınar, Atila Turan, Fatih Tultak, Suat Kaya, Ahmet Sun, Enes Kubat, Muhammed Yasir Karabay dhe Nduka Ozokwo. /abcnews.al
https://twitter.com/Ankaragucu/status/1223327446079946752