Merkato e Superiores ka nisur dhe madje me derbi. E përditshmja sportive “Panorama Sport” është hapur me një lajm mjaft interesant, teksa raportohet se Tirana kërkon të afrojë dy rebelët e Partizanit.
Për këtë bardheblutë kanë nisur edhe bisedimet me Jasir Asanin dhe William Cordeiron, dy anësorët e spikatur në sezonet e mëparshme. Në kampionatin aktual për brazilianin nuk ka pasur hapësira.
Djaloshi nga Shkupi pati një dëmtim dhe më pas trajneri Daja preferoi të luante me dyshen Mala-Solomon nga krahët me argumentin që nuk dëshiron që të rrezikojë një tjetër dëmtim të futbollistit.
Gjatë kësaj periudhe pakënaqësitë e dy futbollistëve janë rritur dhe tani zërat e merkatos i kanë kthyer ata në një opsion për kampionët në fuqi dhe “armiqtë” e përjetshëm të Partizanit. /abcnews.al