Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Merkato: Ganezët në modë, Superiorja pret edhe katër të tjerë

schedule08:38 - 23 Shtator, 2020

schedule 08:38 - 23 Shtator, 2020

Merkato e Superiores ende nuk është mbyllur. Klube të ndryshme kanë ende në plan të përforcohen dhe mes tyre është edhe Apolonia e rikthyer në elitë. Drejtuesit e klubit fierak i kanë hedhur sytë nga Gana dhe presin katër futbollistë t’u bashkohen dhe të firmosin.

“Panorama Sport”, në numrin e sotëm zbulon edhe identitetin e futbollistëve. Dy prej tyre luajnë në sulm, Bernard Arthur dhe Robert Ghansah. I pari është 23 vjeç dhe i dyti 25. Apolonia ka nevojë edhe për qendërmbrojtës.

 

26-vjeçari Benjamin Agyare është i përzgjedhuri dhe vjen nga Hears of Oak, ku më parë ka luajtur Winful Cobbinah i Tiranës. Fierakët kanë “prenotuar” edhe një mesfushor qendre dhe ai është Kofi Yeboah, 25 vjeç. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!