Merkato në Superiore po futet në faza të nxehta dhe janë disa emrat e futbollistëve të lakuar për të ndryshuar skuadra para sezonit të ri futbollistik.
Panorama-Sport ka disa emra të “stampuar” në faqen e parë, mjaft të spikatur. Emanuele Ndoj, i Brescia në Serie B, është në bisedime me Tiranën.
Gjithashtu bardheblutë po tentojnë rikthimin e mbrojtësit David Domgjoni, pas eksperiencave në Turqi, Zvicër e Poloni.
Te Vllaznia nuk janë dorëzuar për Herald Markun, madje thuhet se ka arritur marrëveshjen për të ndërprerë kontratën me Partizanin dhe do u bashkohet shkodranëve.
Një tjetër emër që lidhet me Vllazninë është sulmuesi anësor i Apolonisë, Redon Mihana. Kurbinasi vjet ishte i huazuar tek Dinamo në Superiore. / abcnews.al