Merkato e “yjeve”/ Nga Messi te Cristiano Ronaldo, ja kush janë emrat e mëdhenj të futbollit që iu skadon kontrata në 2025

schedule17:56 - 25 Dhjetor, 2024

schedule 17:56 - 25 Dhjetor, 2024

Numërimi mbrapsht ka nisur deri në çeljen e merkatos së janarit. Klubet po bëhen gati të forcojnë skuadrat për pjesën e mbetur të sezonit, ndërsa ky sesion i tregut të transferimeve ofron mundësi të arta.

Kjo pasi disa prej yjeve të futbollit botëror iu skadon kontrata në qershor të vitit të ardhshëm.

Mbi të gjithë Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Si argjentinasi, ashtu edhe portugezi janë të lirë të hyjnë në tratativa me klubet e tjerë, ndërsa duhet të vendosin se çfarë do të bëjnë me të ardhmen.

Megjithëse duket e vështirë, nuk përjashtohet mundësia e një rikthimi të bujshëm të tyre në skenën e madhe të futbollit europian.

Duket e çuditëshme, por edhe Liverpool që po bën një sezon të shkëlqyer dhe kryeson Premier dhe Champions League, ka disa prej lojtarëve më të rëndësishëm në skadencë.

Mohamed Salah, Virgil Van Dijk dhe Trent Aleksander Arnold ende nuk kanë rinovuar kontratat dhe mund të largohen që në merkaton e dimrit.

Thuajse i njëjti diskutim vlen për Bayern Munich.

Bavarezët mund të humbasin  Joshua Kimmich, Leroi Sane dhe Alfonso Davies.

Në listën e gjatë të yjeve që janë në fund të kontratës bëjnë pjesë edhe emra të tjerë të mëdhenj si Kevin De Bruyne e Ilkay Gundogan të City apo Pauolo Dybala me Romën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!