Lautaro Martinez është objektivi i madh i Barcelonës për repartin e sulmit, por tratativat me Interin janë bllokuar. Për momentin, pasi spanjollët po presin t’i përfundojë klauzola prej 111 milion eurosh (15 korriku afati i fundit i pagesës së kësaj shume).
Presidenti i klubit spanjoll, Josep Maria Bartomeu flet për TV3 rreth merkatos së veçantë të këtij viti dhe sulmuesit argjentinas të ekipit zikaltër.
“Kjo merkato verore do të jetë e ndryshme nga zakonisht. Klubet e mëdha do të jenë të kufizuara për shkak të problemeve financiare, por Barcelona është gjithmonë aktive në merkato.
Lautaro Martinez? Negociatat janë bllokuar për momentin, edhe pse kemi biseduar me Interin disa javë më parë. Ndodhemi në një fazë studimi“, thekson presidenti i klubit katalanas. /abcnews.al