Merkato e Teutës nis me një talent, zyrtarizohet një gjigant për sulmin

schedule12:58 - 10 Gusht, 2020

schedule 12:58 - 10 Gusht, 2020

Teuta ka nisur merkaton në hyrje dhe sot ka zyrtarizuar marrëveshjen me sulmuesin Aldit Oshafi, produkt i skuadrës së Tomorit që ka luajtur më pas edhe me Besën e Luftëtarin në Superiores.

Shtatlarti ka qenë pjesë e moshave të kombëtareve kuqezi dhe tani nis një eksperiencë të re, me një ekip që luan në Europë dhe që ka pretendimet sezonin e ardhshëm.

“Klubi i futbollit Teuta njofton marrëveshjen me Aldrit Oshafin. Teuta ka zyrtarizuar afrimin e parë për këtë merkato. Klubi durrsak ka firmosur me Aldrit Oshafi. Djemtë e detit kanë siguruar një tjetër sulmues për sezonin e ri”. /abcnews.al