Bylisi e ka nisur merkaton dhe veç afrimeve nga brenda vendit, ka gjetur edhe dy lojtarë jashtë. Njëri është serbi Milos Stojanovic, 23 vjeç. Luan si qendërmbrojtës dhe ka qenë pjesë e Crvena Zvezda, madje edhe ka luajtur disa ndeshje.
Në vitin 2016 ai ka dalë edhe kampion, ndërkohë që është huazuar disa herë në ligën e dytë serbe. Stojanovic në të shkuarën ka qenë edhe pjesë e kombëtareve serbe të 17 dhe 19-vjeçarëve. Sezonin e fundit ai ishte pjesë e Sloboda Tuzla dhe tani ka nënshkruar me Bylisin deri në qershor të vitit 2022.
Lojtari tjetër që Bylisi ka marrë është një sulmues anësor. Quhet Nehad Sero dhe ka nënshkruar për tre vite me ballshiotët. 21 vjeç, pjesë NK Travnik në ligën e dytë boshnjake. Gjashtë gola të shënuar në 14 ndeshje dhe Bylisi ka vendosur ta transferojë dhe pret që të shpërthejë në Superiore.
Merkato e ballshiotëve nuk do të ndalet me kaq, pasi në vazhdim do të ketë edhe të tjera prurje. Dovedan kërkon të ketë një ekip të kompletuar dhe duke parë se shumë titullarë u larguan, pret që drejtuesit të lëvizin dhe të bëjnë afrimet e duhura. /abcnews.al

