Mandzukic, Meite dhe Tomori mund të mos jenë afrimet e vetme të Milanit në merkaton e dimrit. Kuqezinjtë po punojnë për t’i dhuruar trajnerit Pioli përforcimin e fundit.
Achraf Lazaar, një prej dëshirave të Maldinit për krahun e majtë të mbrojtjes, ka ndërprerë bashkëpunimin me “qymyrxhinjtë” e Newcastle.
29-vjeçari maroken (16 ndeshje me kombëtaren) shihet si një alternativë shumë e mirë e Theo Hernandez, aq më tepër që do të zbarkonte në Milanello me parametra zero.
Lazaar ka provuar të luajë më parë në Itali me skuadra si Palermo, Benevento dhe Cosenza, teksa kalimi te Milani do të ishte një hap i madh për të. /abcnews.al



