Merkato e madhe transferimesh në Kategorinë Superiore

schedule20:30 - 29 Qershor, 2019

schedule 20:30 - 29 Qershor, 2019

Skuadrat e Kategorisë Superiore janë mjaft aktive në merkato. Jo vetëm ekipet që do të luajnë në kupat e Evropës por edhe skuadrat që e tjera janë përforcuar ndjeshëm.

Klubet më të mëdha në Shqipëri janë duke zhvilluar një merkato të fuqishme për tu përforcuar me element cilësorë. Skuadra kampione e Shqipërisë Partizani është një nga ekipet më aktive aktualisht. Të kuqtë kanë zyrtarizuar Uilliam Mela, Esin Hakaj, Solomn, Ekuban, Axhem, Shehu, Ajdine e së fundmi, Partizani ka nënshkruar për dy sezonet e ardhshme me mesfushorin Rron Broja. Të kuqtë po përgatiten për të zhvilluar takimin e parë në kualifikueset e Championsit përballë skuadrës së Azerbajxha ku synimi është kalimi në turin tjetër ku vështirësitë parashikohen të mëdha. Në kampin e të kuqve ka pasur edhe shumë largime si Rubin Hebaj, Duka, Atanda, Mombilo dhe Hyseni.

Nuk qëndrojnë pas nënkampionët e Shqipërisë, Kukësi. Verilindorët kanë nënshkruar me Van Basten, Emilajno Musta, ilr avdyli, Bruno Lula, Tom Kitanovski dhe Roxher Xhunior. Ndërkohë që edhe largimet kanë qenë të shumta. Skuadra e drejtuara nga trajneri Ernest Gjoka ka një sfidë të vështire në Europa League ndaj Debrecen dhe ndërhyrjet në merkato ishin të detyruara.

Aktive deri në këto momente ka qenë edhe skuadra e Tiranës. Kryeqytetasit kërkojnë të nisin një epokë të re pas disa sezone në errësirë. Bardheblutë kanë nënshkruar me tre lojtarë tepër cilësorë dhe me eksperiencë në kampionatin shqiptar si Idriz Batha, Agustin Torasa dhe Elton Kale. Kryeqytetasit nuk marrin pjesë në kupat e Evropës por drejtuesit e klubit bardh e zi po përgatisin skuadrën për edicionin e ardhshëm ky pretendimet janë të larta. Në kampin bardh e blu ka pasur edhe largimi si Grecam Maveje, Atinga apo Oduamandi, ndërkohë që në dyshim janë edhe disa elementë të tjerë ku spikat Majkell Ngo.

Skuadra e Teutës që do të luajë ndaj Ventspils në Evropa League ka zyrtarizuar plot 7 lojtarë Arlind Kalaja, Albano Aleksi, Aleksander Kuro, Orjan Xhemalaj, Xhonatan Lajthia, Rustem Hoxha dhe Todorovski janë përforcimet e skuadrës durrsake. Ndërkohë që edhe largimet nuk kanë munduar ku spikat Armando Vajushi Ditmar Bicaj dhe Amadu Latifi.

Skuadra e Skënderbeut ende nuk e ka transferuar futbollistin e parë në këtë merkato. Korçarët janë në pritje të vendimit të gjykatës së arbitrazhit sportiv  me pas do të hartojnë strategjinë  e merkaos. Gjithsesi te juglindorët janë larguar Toskic, Vangjeli, Pervan, Bruno Lulaj, Asani dhe Kurti.

Asnjë afrim edhe te skuadra e flamurtarit ndërkohë që janë larguar plot 9 lojtarë. Problemet me pagesat në klub kanë ndikuar në eksodin e largimeve tek vlonjatët.

Aktive është shfaqur edhe skuadra e Laçit që ka zyrtarizuar blerjet si Nuabueze, Ignjatoviç, Turkaj, Zaimi, Guimaraesh, Spahiu, Selmani dhe Arils Shaala.

Sa i përket luftëtarit, gjirokastritët kanë nënshkruar vetëm Majkell Olaitan. Edhe pse është vetëm fillimi i merkatos, skuadrat e superiores kanë qenë mjaft aktive madje priten ende ndryshime të tjera./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!