Kryeministri Edi Rama thotë se reforma në drejtësi është meritë e Partisë Socialiste.
Nga Vlora, Rama u shpreh se pa vullnetin dhe vizionin e kësaj force politike, kjo reformë nuk do të realizohej.
“Për këtë merita është e jona dhe vetëm e jona. Nuk ia japim askujt këtë meritë. Të tjerët kanë rolin e tyre, por pa PS, pa vizionin, pa kokëfortësinë dhe durimin tonë, kjo nuk ndodhte. Mjaftonte që ne mos ta kishim këtë vullent, nuk kishte SHBA, Evropë, shans që të vinte dita që një prokuror i pavarur të thërrasë dhe të fillojë të të pyesë. Apo të thërrasë një gjyqtar i pavarur. Nuk do të ndodhte nëse nuk do të ishte ne. Kjo ka ndodhur si rezultat i vizionit dhe vullnetit tonë. “, theksoi ai./abcnews.al