Merhaba asker! Me kuaj, ushtar osman, flamurin dhe himnin, si e priti Erdogani-Ramen në Ankara

schedule14:01 - 6 Janar, 2021

schedule 14:01 - 6 Janar, 2021

Kryeministri Edi Rama ka nisur sot një vizitë zyrtare në Turqi. Rama zbriti në aeroport mesditën e sotme, ndërsa u prit fillimisht  nga ministri i Mjedisit, Murat Kurum dhe zyrtarë të tjerë turq.

Ndërkohë, presidenti Rexhep Taip Erdogan ka organizuar një ceremoni shtetërore sipas protokollit për kreun e qeverisë shqiptare. Nga pamjet e publikuara nga presidenti turk vihet re prezenca e kuajve që shoqërojnë eskortën e Ramës, ushtarë, ndërsa është demostruar himni i dy vendeve. “Merhaba asker!”, dëgjohet të thotë Rama teksa u drejtohet ushtarëve.

“Ceremonia e pritjes zyrtare për kryeministrin e Republikës së Shqiperisë z. Edi Rama”, shkruan Erdogan, krahas pamjeve.

Më herët sot përmes një postimi në Facebook, Rama shkroi se ka shkuar në Turqi për të përmbyllur një mori marrëveshjesh mes dy shteteve për të rritur bashkëpunimin në kuadër të aleancës strategjike. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!