Mercenarët e Grupit Wagner pranojnë se kanë vrarë 40 fëmijë ukrainas në Bakhmut

schedule12:08 - 19 Prill, 2023

schedule 12:08 - 19 Prill, 2023

Dy ish-mercenarë rusë kanë pranuar se kanë vrarë qindra civilë ukrainas, përfshirë dhjetëra fëmijë që ishin të strehuar në një bodrum në Ukrainën Lindore.

Alexey Savichev dhe Azamat Uldarov i thanë një aktivisti rus të të drejtave të njeriut se ata ishin rekrutuar nga burgjet ruse për të luftuar në Ukrainë për Ëagner Group, kompaninë private ushtarake që drejtohet nga Yevgeny Prigozhin.

Uldarov tregoi një ngjarje të rëndë ku ai dhe kolegët e tij mercenarë masakruan gati 300 dhe 400 njerëz, duke përfshirë rreth 40 fëmijë, të cilët ishin strehuar në bodrumin e një blloku banesash nëntë-katëshe në Bakhmut, qytet në rajonin e Donbasit, i cili ka parë disa nga luftimet më të rënda të luftës.

Një nga viktimat tregoi ai ishte një vajzë e vogël; “Ajo po bërtiste, ishte një fëmijë i vogël, unë e qëllova. Nuk më lejuan të lëshoja asnjërin”, i tha ai kreut të të drejtave Gulagu.

Sipas dokumenteve të publikuara, të dy personat e intervistuar Savichev dhe Uldarov janë kthyer në Rusi.

Uldarov pretendoi se urdhri përfundimtar për të vrarë të gjithë në bodrumin e pallatit në Bakhmut erdhi nga Prigozhin, një kriminel i dënuar që është ngritur në një pozicion me ndikim masiv nën Presidentin Putin.

“Kjo dorë vrau fëmijë,” tha Uldarov, “Isha duke ndjekur urdhrat për të shkatërruar t’i gjithë.”

Ai tha gjithashtu se ai dhe luftëtarët e tjerë të Ëagner kishin vrarë të paktën 60 të plagosur të burgosur lufte ukrainas dhe mercenarë rusë, të cilët ishin përpjekur të dezertonin.

Pothuajse 500 fëmijë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus vitin e kaluar, thanë dje zyrtarët në Kiev. Shifra nuk përfshin fëmijët që u vranë në rajonet e pushtuara.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!