Mëngjesi nis i kthjellët, si do të jetë moti këtë të premte

schedule07:16 - 20 Nëntor, 2020

schedule 07:16 - 20 Nëntor, 2020

Sipas MeteoAlb: Kthjellime dhe vranësira kalimtare mbizoterojne në të  gjithë vendin ditën e premte deri në orët e vona të pasdites kur pritet shtim i vranësirave në vendin tonë por pa rrezikuar reshje.

Temperaturat e ajrit ulen sërisht lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 18°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.

Kosova

VIJON ndikimi i motit të kthjellët në territorin e Kososvës deri në mesditë kur vranësirat shfaqen në zonat perëndimore. Pasditja dhe mbrëmja sjellin shpeshtim të vranësirave në të gjithë vendin.

Maqedonia e Veriut

Mot mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta, ndërsa mesdita sjellë dhe pasditja shpeshtojnë vranësirat por pa reshje./abcnews.al