Mëngjesi nis i kthjellët, si do të jetë moti këtë të mërkurë

schedule07:16 - 16 Shtator, 2020

schedule 07:16 - 16 Shtator, 2020

Sipas MeteoAlb: Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të herë pas-herëshme do të dominojnë kushtet e motit në territorin shqiptar. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike, ndërsa nata sjellë shtim të vranësirave në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 37°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Paraditje mbetet me mot të kthjellët në të gjithë Kosovën, POR pasditja dhe mbrëmja sjellin shpeshtim të vranësirave edhe pse nuk do ketë shira.

Maqedonia e Veriut

Alternime kthjellimesh mbiozotërojnë motin deri në orët e mbrëmjes kur vranësira të dendura do të përfshijnë gjithë territorin e Maqedonisë së veriut./abcnews.al