Mëngjesi nis i kthjellët, si do të jetë moti këtë të mërkurë

schedule07:24 - 31 Mars, 2021

schedule 07:24 - 31 Mars, 2021

Sipas MeteoAlb: Kthjellimet do të jenë dominuese në vendin tonë gjatë paradites por mesdita dhe pasditja sjellin kalime vranësirash nëpër territor, ku më të shpeshta vranësirat do të jenë në gjysmën lindore të Shqipërisë.

Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten deri mëngjesin pasardhës.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 2°C deri në 23°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Dita nis me mot të kthjellët në territorin e Kosovës. Por duke ju afruar mesditës vranësirat bëhen të dukshme fillimisht në veri dhe gradualisht përfshijnë gjithë vendin.

Maqedonia e Veriut

Pjesa më e madhe e territorit të MV paraqitet me mot të kthjellët deri pasdite vonë kur vranësira kalimtare shfaqen në zonat lindore dhe gradualisht përfshijnë gjithë vendin. Edhe nata vijon në të njëjtat kushte atmosferike./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!