Mëngjesi i fundit i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë

schedule13:30 - 20 Janar, 2021

schedule 13:30 - 20 Janar, 2021

Ky mëngjes është hera e fundit që Donald Trump do të zgjohet në Shtëpinë e Bardhë si President i SHBA.

Ai do të largohet nga ndërtesa për më pak se një orë. Trump po thyen traditën e gjatë presidenciale duke mos marrë pjesë  në inaugurimin e pasardhësit të tij.

Sipas orarit të tij zyrtar, Presidenti Trump dhe Zonja e Parë do të largohen nga Shtëpia e Bardhë për herë të fundit rreth orës 08:00.

Lexo edhe: Biden President, Trump “rrëmben” valixhen bërthamore

Ata do të bëjnë fluturimin e tyre të fundit me Air Force One nga Maryland deri në klubin e golfit të Mar-A- Logo të Trump në Palm Beach, Florida.

Pastaj, sipas kushtetutës amerikane, presidenca e tij përfundon zyrtarisht në 12:00 (17:00 me orën evropiane) kur Joe Biden bën betimin. g.v/abcnews.al