Mëngjesi i freskët, por mesdita e nxehtë, parashikimi i motit për sot!

schedule07:23 - 3 Gusht, 2023

schedule 07:23 - 3 Gusht, 2023

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë gjatë paradites do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin, POR herë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave të cilat më të theksuara pritet të jenë në zonat veriore.

Ndërsa orët vijuese i bëjnë gradualisht vranësirat më të dukshme në vend, ku më të fokusuara mbeten në zonat malore. Pjesërisht vija bregdetare edhe gjatë pasdites dhe mbrëmjes do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët, ku më prezente kthjellimet do të jenë në zonat Jugperëndimore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 37°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimin Jugperëndimore, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ulët.

Kosova

Orët e para të mëngjesit dhe mesdita do të sjellin në Republikën e Kosovës mbizotërim të intervaleve të gjata me kthjellime të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat Jugperëndimore. Ndërsa në zonat Veriore dhe Lindore do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Por pritet që pas mesdite vranësirat gradualisht të bëhen më të dukshme në të gjithë territorin e Kosovës, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat Veriore të vendit.

Maqedonia e Veriut

Territori i MV do të vijoj me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash edhe gjatë ditës së enjte, KU kthjellimet do të jenë më të dukshme gjatë paradites dhe në zonat Jugore dhe Perëndimore. Ndërsa pas mesdite parashikohet që vranësirat kalimtare të shfaqen në të gjithë vendin, KU më të fokusuara pritet të jenë në zonat Verilindore të MV.

Temperaturat e ajrit në orët e para të mëngjesit rregjistrojnë 16 grad në Gostivar dhe në mesditë do të ngjiten deri në 38 grad në Shkup.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!