Menemenspor s’i ndahet Superiores, zbulohet oferta për Çinarin

schedule09:22 - 22 Prill, 2020

schedule 09:22 - 22 Prill, 2020

Kyrian Nwabueze, Ernest Muçi, Sherif Kallaku dhe tani Erald Çinari që rikthehet sërish në skenë. Kë nuk do nga Superiorja Menemenspor, klubit turk që më parë ka marrë nga Laçi Gentian Selmanin dhe David Domgjonin? Gjithsesi në Shqipëri nuk është “liruar”.

Një ditë më parë, “Haberturk” rikthyer pistën Çinari për Menemenspor, ndërkohë që vetë shkodrani e ka bërë të qartë në një deklaratë për “Panorama Sport” se bëhet fjalë thjesht për një interesim, që është i kahershëm.

Sulmuesi anësor i të kuqve ka biseduar edhe me Partizanin për një rinovim të marrëveshjes, ndërkohë që gazeta e lartpërmendur shkruan edhe në lidhje me ofertën që Menemenspo bën për kartonin e shkodranit.

Vetëm 30 mijë euro japin turqit, shifër kjo që sigurisht as nuk mund të merret në konsideratë nga ana e Partizanit, që një shifër të tillë, mos më të lartë, e ka paguar për ta marrë Çinarin nga Vllaznina. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!