Vrasja e një 36-vjeçari afro-amerikan ka shkaktuar sërish zemërim në SHBA. Oficerja e policisë mendoi se burri kishte në dorë një thikë dhe do ta sulmonte por në fakt ajo çfarë mbante 36-vjeçari ishte një lapustil.
Ai u qëllua për vdekje në sytë e një fëmije.
Graphic ‼️
Denver officer fatally shoots man, Brandon Cole, feared to have knife as young child stands right behind him.
The “knife” later turned out to be a black marker. pic.twitter.com/HpRscEj1nS
— News Alphas (@NewsAlphas) August 15, 2023
Gjithçka ndodhi më 5 gusht kur policia mori një telefonatë për një incident dhune në familje ku përfshihej 36-vjeçari Brandon Cole. Sipas thirrjes së një fqinji, 36-vjeçari kishte hedhur gruan nga karrigia me rrota dhe po ndiqte djalin e tij adoleshent.
Siç shihet edhe në video, njëri nga dy policët i ka thënë 36-vjeçarit të dorëzojë çdo gjë.
Pavarësisht apeleve të policisë, 36-vjeçari jo vetëm që nuk dorëzohet, por në një moment bën një lëvizje agresive ndaj polices duke e detyruar këtë të fundit ta qëllonte.
/abcnews.al