Mendonte se Covid-19 është mashtrim: Infektohet me qëllim, humb jetën i riu në SHBA

schedule17:13 - 12 Korrik, 2020

schedule 17:13 - 12 Korrik, 2020

Një i ri në SHBA ka humbur jetën pasi mori pjesë në një nga të ashtuquajturat “festa Covid” pasi mendonte se koronavirusi është “mashtrim”.

Pacienti, identiteti i të cilit nuk është bërë publik ndërsa dihet vetëm që ishte në të tridhjetat, u sëmur rëndë dhe më pas humbi jetën në Spitalin Methodist Healthcare në San Antonio, Teksas, raportojnë mediat.

Përpara së të ndërronte jetë, pacienti i kishte thënë infermieres se kishte marrë pjesë në festë. Organizime të tilla kanë nisur që të mbahen në vende të ndryshme në SHBA, ndërsa njerëzit rrezikojnë jetën për të parë nëse koronavirusi është i vërtetë apo jo.

Këto lloj festash organizohen nga dikush që është diagnostikuar me Covid-19 dhe në to marrin pjesë persona të shëndetshëm për të parë nëse mund ta marrin virusin.

Dr. Jane Appleby, drejtuesja e spitalit ku ai mori kujdes shëndetësor tha se fjalët e fundit të pacientit ishin: “Mendoj se kam bërë gabim. Mendova se ishte mashtrim, por nuk është.”

Appleby theksoi se ky është vetëm një nga shembujt që tregon se edhe të rinjtë mund të humbin jetën si pasojë e koronavirusit. /abcnews.al/