“Mendojnë se je babysitter i tyre”, Niko Komani tregon tekat e VIP-ave, raporti me Dafina Zeqirin

schedule11:04 - 17 Maj, 2021

schedule 11:04 - 17 Maj, 2021

Niko Komanin, një ndër stilistët më të njohur në vend, e kemi parë të angazhuar së fundmi në Style Star. Ai është pjesë e jurisë së spektaklit më të ri të modës që ka nisur në Abc, nën drejtimin e Kiara Titos. I ftuar këtë të hënë në “Abc-ja e mëngjesit”, Niko foli për rrugëtimin e tij në botën e modës, ku u ndal gjithashtu dhe tek vështirësitë e punës me personazhet publikë.

“Është e vështirë sepse Instagrami ka bërë shumë njerëz stilistë, akoma dhe këngëtarë. Kanë opinione dhe gjëra që inspirohen por nuk të kuptojnë. Keqkuptohen artistët, mendojnë se je babysitter i tyre dhe t’i ndjekësh nga pas, gjëra që keqkuptohen. Ose kur i thua dikujt që kam dhe një punë tjetër dhe kur i thua do të të nis asistentin tim, thonë të duam ty.

Është një tekë idiote që kanë personazhet shqiptarë, mendojnë se duke të paguar të kanë blerë. Është një gjë shumë e keqe dhe kam 11 vite që mundohem të punoj me këtë gjë. Janë dru.“, tha Niko.

Ndërkaq, ai u ndal dhe tek një ngjarje që i ka ndodhur me Dafina Zeqirin. “Shqipëria prandaj nuk ecën përpara. Në këtë mënyrë dikur kam humbur bashkëpunime të mëdha. Me Dafina Zeqirin jemi shumë mirë, flasim por nuk arrita të punojmë për arsye teknike. Nuk më lanë të punoja me të.“, tregoi Niko duke mos dhënë detaje të tjera. /abcnews.al