Mendoi se në shtëpi u futën hajdutët, greku plagos gabimisht nënën me armë

schedule10:58 - 4 Shtator, 2021

schedule 10:58 - 4 Shtator, 2021

Një grek ka qëlluar me armë nënën e tij, pasi mendoi se në shtëpi erdhën hajdutët. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në një zonë të braktisur të Savalia në Ilia.

Nëna dhe djali menduan se diçka mund të ndodhte jashtë shtëpisë, pasi qentë ishin shumë të shqetësuar. Djali mori armën e tij dhe qëlloi në ajër për të frikësuar këdo që ishte pranë shtëpisë.

Sipas informacioneve nga gazeta “Patris”, duke u përpjekur të rimbushte armën për të qëlluar për herë të dytë, ai ka qëlluar, duke plagosur nënën e tij.

I tronditur, ai u përpoq t’u ofrojë ndihmën e parë dhe pak më vonë u transportua fillimisht në spitalin Amaliada dhe më pas në spitalin Pirgos. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!