Mendes “grindet” më Barçën për Fati, Laporta gjen zgjidhjen perfekte

schedule08:37 - 24 Prill, 2021

schedule 08:37 - 24 Prill, 2021

Barcelona kërkon një qendërsulmues të madh, por ka edhe çështje të tjera të rëndësishme për të zgjidhur në skuadër. Ansu Fati ka një kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm dhe klubi pretendon se mund të zgjasë në mënyrë të njëanshme marrëveshjen për edhe dy vite të tjerë.

Ndërkohë, agjenti i talentit, Jorge Mendes nuk e pranon këtë dhe pretendon se fundi i kontratës së Fati është verë e vitit 2022. Në këto kushte Barcelona nuk dëshiron një prishje të marrëdhënieve me talentin, por po punon për të zgjidhjen më të mirë.

Mundo Deportivo raporton se presidenti Laporta ka udhëzuar stafin drejtues të klubit për të përgatitur një kontratë të re për Fati, e cila do të përfundojë në verën e vitit 2026, duke mbyllur kështu çdo mosmarrëveshje me Mendes. Fati vazhdon rikuperimin nga dëmtimi i pësuar në gju. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!