Tashmë Ministria e Mjedisit dhe Turizmit ka gati hartën me 198 vendet e grumbullimit të mbetjeve në vend dhe masterplanin e ndërhyrjeve. Ministri Klosi e prezantoi përpara donatorëve, ndërsa shpjegoi edhe vendimet e qeverisë që ja bëjnë më të lehtë menxhimin e mbetjeve pushtetit vendor.
Me pak investime dhe një analizë të detajuar bashkitë tashmë kanë mundësi të rehabilitojnë landfillet e mbetjeve në zonat që kanë në administrim.
Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi tregoi se qeveria ka miratuar standardet e reja për vendet e grumbullimit të mbetjeve.
Me miratimin e një sistemi unik për llogaritjen e kostove dhe tarifave të menaxhimit të mbetjeve ne vend pushteti lokal sipas ministrit Klosi do të jetë i detyruar të ndryshojë strategji.
Bashkitë, tha Ministri i Mjedist nuk mund t’ja dalin të vetme në këtë betejë, arsye kjo që Klosi kërkoi bashkëpunimin e biznesit dhe donatorëve.
Përpara këtyre të fundit prezantoi edhe hartën me 198 pika grumbullimi mbetjesh në vend dhe platformën e ndërhyrjeve bashkë me kostot hartuar nga 200 specialistë. /abcnews.al