Menaxheri sirian u vihet pas se ikën pa paguar, tre vëllezërit grekë e bëjnë për spital

schedule13:06 - 25 Korrik, 2022

schedule 13:06 - 25 Korrik, 2022

Një sherr i përgjakshëm ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Heraklion të Kretës, jashtë një lokali në zonën e Kaminias.

Gjithçka ka ndodhur pak pas orës 04:00 të së hënës, kur tre vëllezër janë larguar nga lokali pa paguar dhe menaxheri, me origjinë siriane, ka tentuar t’i ndalojë, bëjnë me dije mediat greke.

Më pas tre vëllezërit përkatësisht 30, 28 dhe 27 vjeç kanë nisur ta godasin dhe më pas ka ndodhur një sherr si pasojë e së cilës 44-vjeçari ka mbetur i plagosur lehtë me thikë dhe është dërguar në spitalin Venizelio në Heraklion.

44-vjeçarit i është dhënë ndihma e parë dhe më pas është larguar. Për shkaqet e ngjarjes, Policia po kryen hetimet paraprake. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!