Menaxheri i Ngoo: Refuzuam oferta nga Superiorja, me Tiranën s’u ra dakord për një arsye

schedule23:13 - 26 Tetor, 2020

schedule 23:13 - 26 Tetor, 2020

Mario Cenolli, menaxheri i Michael Ngoo, i ftuar në emisionin Pressing në ABC Neës, foli në lidhje me sulmuesin dhe marrëveshjen e munguar me Tiranën. “Po të kishte qenë Michael, Tirana do të kishte bërë diçka më shumë, si me Crvena Zvezda, si me Young Boys. Iku, apo u largua? Pak nga të dyja. Kontratë i mbaroi. Donim që të qëndronte, por ishin disa kushte që duheshin plotësuar më përpara”.

“Zemra e tij gjithmonë ka qenë të Tirana. Kemi pasur oferta, por u kemi thënë jo. Mënyra se si u trajtua çështja na la shije të keqe. Ngoo donte të qëndronte. E përsëris, ishin disa detyrime që Tirana duhet t’i plotësonte. Nuk i plotësoi dhe u ndamë miqësisht.

Kishte oferta nga Superiorja, nga Kosova. Nuk ishin të pëlqyeshme për lojtarin dhe presim. Shpresojmë të bëhet këtë javë oferta zyrtare dhe këtë javë do ta marrin vesh ku do luajë”, tha Cenolli, i cili më pas foli edhe në lidhje me karakterin e lojtarit.

“Nuk e kuptoj këtë pjesën e karakterit. Dikur thoshin që Maradona rrinte deri në 5 të mëngjesit dhe pastaj i fitonte ndeshjet e vetme. Çdo lojtar ka karakterin e vet, me të mirat dhe të metat e veta”, u shpreh menaxheri i Ngoo.

“Kam qenë në bisedime me drejtuesit e Tiranës. Tirana kishte një borxh për të shlyer ndaj tij. Ramë dakord që kur të shlyhej borxhi mund të flisnim. Nuk kemi si bisedojmë për kontratën e re, kur nuk janë dhënë paratë e sezonit të shkuar. Më duket pak qesharake të flasim. Jemi pranë firmës me një ekip tjetër, nuk ka më diskutime. Deri tani kemi negociuar, nuk kemi shkuar në gjyq për respektin që kemi”,

Në lidhje me sulmuesin folën edhe trajnerët Agim Canaj e Orges Shehi. “Ngoo i duhet Tiranës, ai e meritonte të rrinte aty. Unë si trajner mendoj se duhet të sakrifikonte dhe ta mbante”, tha Canaj, i cili i a më pas radhës Shehit.

“Ngoo ka qenë një nga pikat kryesore të skuadrës. Ishte pjesë e boshtit, pikë referimi për dy vite e gjysmë. E gjithë loja e Tiranës ishte ndërtuar tek ai. Nuk i di të gjitha historitë, por Tirana duhet të merrte një lojtar që të mos prishë fizionominë e lojës. Një lojtar me karakteristika të përafërta duhet ta gjenin. I iku një lojtar që ishte shtyllë e skuadrës”, mbylli durrsaku, i cili sezonin e fundit drejtoi Kukësin. / abcnews.al