Menaxheri i lokaleve flet për vendimin e qeverisë: Kërkon mbylljen totale, ky është vetëm fillimi

schedule11:44 - 21 Korrik, 2020

schedule 11:44 - 21 Korrik, 2020

Menaxheri i lokaleve Marian Geci foli për për vendimin e qeverisë mbi klubet e natës dhe ndalimin e muzikës nëpër lokale. Në një lidhje live në “Abc-ja e mëngjesit” me moderatorin Alban Musa, Geci deklaroi se qeveria po kërkon mbylljen totale të tyre dhe këtë po e bën hap pas hapi.

Karantinën e kemi kaluar me muzikë dhe artistët janë munduar të performojnë për ne. Tani që është bërë një hapje drastike shumë e madhe, qeveria kërkon që të mbyllë pas orës 20:00 kur të gjithë kemi përfunduar punët e përditshme dhe duam të dalim të pimë një gotë, bie të dalim sikur po shkojmë në varrim. Qeveria avash avash  do të bëjë mbyllje të tyre mendoj unë, dhe këtë ka filluar ta bëjë hap pas hapi, mendoj se është një program.“, tha ai.

Ndër të tjera, ai shtoi se pritet të mbajnë një protestë edhe ditën e sotme në orën 12:00, ndërsa u shpreh optimist se me këtë nismë që kanë ndërmarrë do të arrijnë të ndryshojnë vendimin. /abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!