Njëri nga veteranët e kombëtares, Ledian Memushaj, shpreh kritika për trajnerin Panucci. Mesfushori vlonjat kërkon që italiani të përzgjedhë lojtarët në bazë të formës.
Prej tri ndeshjeve pësohen vetëm humbja.
Shqipëria si produkt i Christian Panuccit, u shfaq një dështim të paktën në vitin 2018 dhe trajneri u detyrua të bënte prapakthehu.
Pati disfata me Norvegjinë, Kosovën e Ukrainën, por sidomos kapitullim pa kushte, ndaj dhe njëri nga veteranët e kombëtares, e ka një kritikë për italianin.
Ky veteran është Ledian Memushaj, pjesë e brezit të artë që kualifikoi përfaqësuesen për në Euro 2016.
“Besoj se nuk duhet të shikohet mosha. Duhet të shikohen kualitetet dhe forma në moment. Pastaj ka kohë për djemtë e rinj, por gjëja më e rëndësishme është të shikosh si janë në këtë moment”, tha Memushaj.
Në konferencën për shtyp, përpara ndeshjes ndaj Izraelit në Ligën e Kombeve, bashkë me vlonjatin kishte dalë edhe një shkodran, Bekim Balaj, i cili u pyet për konkurrencën në sulm.
“Rivaliteti ka qenë gjithmonë i lartë dhe mbetet i lartë pasi jemi ndoshta lojtarët më të mirë dhe më në formë shqiptarë. Momentalisht jemi pjesë e ekipit kombëtar dhe rivaliteti mbetet dhe do të jetë i lartë në ekipin kombëtar”, u shpreh Balaj./abcnews.al