Mesfushori shqiptar, Ledian Memushaj, bëri një ndeshje të shkëlqyer për Pescaran sot, duke qenë protagonist absolut në atë fitore 4-0 kundër Beneventos. Kapiteni i Shqipërisë shënoi golin e parë, si dhe fitoi penallti në minutat e fundit, nga e cila erdhi dhe goli i katërt. Pas ndeshjes, Memushaj foli për mediet italiane, ku u shpreh:
“Meritë për këtë fitore ka e gjithë skuadra, të gjithë luajtëm futboll të shkëlqyer. Edhe gjatë pjesës së parë, pavarësisht se nuk shënuam, krijuam shumë dhe e meritonim të ishim në avantazh. Goli? E dimë se mund t’i shënojmë çdo skuadre, nga çdo pozicion. Bëmë pasime të bukura në zona të ngushta dhe shënuam një gol të rëndësishëm.
Formacioni i ri? Fituam vetëm një ndeshje, duhet kohë për t’u ambientuar. Objektivat tona janë të qarta, nuk duam Play-Off si sezonin e shkuar. Ashtu kemi shanse për t’u zhgënjyer, siç ndodhi sezonin e shkuar. Këtë edicion, duam të marrim sa më shumë pikë”, përfundoi Memushaj./abcnews.al