MEMORY-Një luftë nukleare, çfarë i ndodh botës?

schedule20:09 - 5 Mars, 2022

schedule 20:09 - 5 Mars, 2022

MEMORY-Rreziku i një lufte nukleare mes Rusisë dhe Perëndimit po përflitet vazhdimisht, prejse vetë Putin tregoi se ka vendosur në alarm departamentin për armët nukleare.

Por, çfarë do të nënkuptonte një luftë me armë bërthamore sot, kur fuqia e këtyre armëve është e paparashikueshme. A do ishte fundi i këtij rendi ndërkombëtar siç e njohim dhe mbase edhe fundi i vetë njerëzimit.

Emisioni MEMORY në ABC ka folur me ekspertë ndërkombëtarë e vendorë të fushës, jo vetëm për të analizuar gjasat e kësaj lufte, por edhe për të shpjeguar se çfarë realisht janë armët nukleare, përse kanë fuqi aq të madhe shpërthyese e dëmtuese. Kush ka më shumë këso lloj armësh dhe cilat do të ishin fatalitetet e përdorimit të këtyre bombave? Ndiqeni në video të plotë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!